Sipas gazetës italiane “La Stampa”, ka shumë gjasa që Edon Zhegrova të përfshihet në skuadrën e Juventusit për takimet e Ligës së Evropës.
Raportimi bën të ditur se trajneri Luciano Spalletti pritet t’i japë Zhegrovës vendin e mesfushorit Manuel Locatelli në listën e UEFA-s. Locatelli është i lënduar dhe parashikohet të qëndrojë jashtë fushave për më shumë se dy muaj.
Të lidhura
None found
Këtë ndryshim e mundëson neni 31.14, sipas të cilit, gjatë fazës së ligës, klubet mund të kryejnë një zëvendësim të përkohshëm në Listën A për një futbollist të ekipit të parë, kur dëmtimi e detyron të mungojë më shumë se 60 ditë.
Spalletti pritet ta përdorë këtë dispozitë për regjistrimin e Zhegrovës, i cili së fundmi është paraqitur mirë sa herë që është aktivizuar në takimet e kampionatit.
Bilanci i deritanishëm i Zhegrovës në Serie A të Italisë është dy gola dhe dy asistime.







