Sulmuesi i Tenerifes, Jesus de Miguel, vdiq mëngjesin e së martës, pas një përplasjeje të ndodhur të hënën në mbrëmje gjatë takimit me Andorrën në La Liga 2. Klubi e bëri të ditur lajmin e rëndë përmes llogarive të tij zyrtare në rrjetet sociale.
Një natë më parë, Tenerife kishte njoftuar në X se gjendja neurologjike e futbollistit ishte përkeqësuar. Ai ishte mbajtur fillimisht nën vëzhgim në Spitalin Universitar Nuestra Senora de Candelaria.
Të lidhura
None found
Pak më vonë, klubi konfirmoi se De Miguel kishte ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit.
Ngjarja ndodhi në minutat e fundit të përballjes kundër FC Andorra, në stadiumin Heliodoro Rodriguez Lopez. Teksa po luftonte për një top të lirë, sulmuesi u përplas me portierin mysafir, Jesus Oëono.
Për shkak të incidentit, ndeshja u ndërpre përfundimisht në minutën e 108-të, në mënyrë që ekipet mjekësore të ndërhynin. Pasi mori ndihmën e parë në fushë, lojtari u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit.
Deklarata e klubit Tenerife:
Me pikëllim të thellë dhe ende të tronditur nga ky lajm, CD Tenerife njofton se Jesus de Miguel Alameda është ndarë nga jeta këtë të martë, më 3 nëntor 2026, në orën 08:00.
Në këtë çast të vështirë, fjalët nuk mjaftojnë për të ngushëlluar dhe as për të lehtësuar dhimbjen që ka kapluar familjen e klubit. Mendimet tona janë me familjarët e tij, me njerëzit e afërt dhe me tifozët e Tenerifes, të cilët po përballen me këtë humbje tragjike.
Familja e Jesus de Miguel falënderon të gjithë ata që kanë dërguar mesazhe ngushëllimi dhe mbështetjeje. Ajo kërkon gjithashtu mirëkuptim dhe respekt të plotë për privatësinë e saj në këto momente jashtëzakonisht të vështira.
U prehtë në paqe.





