AKI dhe kandidati i saj për drejtimin e Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, kanë deklaruar se kanë fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Jahiji e ka bërë të ditur fitoren para mbështetësve të tij në shtabin e AKI-së në fshatin Çellopek, ku janë mbledhur simpatizantë dhe aktivistë të kësaj partie për të ndjekur rezultatet zgjedhore,
Të lidhura
None found
Pas përfundimit të numërimit të votave në shtab, mbështetësit nisën festimet.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kanë mbërritur në fshatin Çellopek, ku po zhvillohet festa pas fitores së Arkin Jahijit në zgjedhjet për Komunën e Bërvenicës.
Dy liderët janë pritur në atmosferë festive nga mbështetësit e AKI-së dhe qytetarët e mbledhur në Çellopek, ku festa po vazhdon me curle, tupana dhe valle tradicionale shqiptare.







