Demokratët Europianë kërkojnë hetim të pavarur për pretendimet pas protestës në Tiranë: Tortura nuk ka vend në Europë

Pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, Demokratët Europianë shprehën shqetësim për akuzat e organizatave kundër torturës lidhur me forcën e tepruar, keqtrajtimin dhe ndalimin arbitrar të protestuesve.

Grupi dënoi pa ekuivok dhunën ndaj punonjësve të policisë dhe grave. Megjithatë, theksoi se dhuna nuk mund të justifikojë abuzimin apo torturën nga ana e shtetit.

Të lidhura

None found

Demokratët Europianë i bënë thirrje qeverisë së Edi Ramës të sigurojë hetime të pavarura për pretendimet, të kërkojë përgjegjësi nga personat përgjegjës për shkeljet dhe të garantojë përdorimin e forcës proporcionale nga policia gjatë administrimit të protestave.

Sipas tyre, respektimi i të drejtave të njeriut dhe ndalimi i torturës janë parime që duhen zbatuar në çdo rrethanë.

Në deklaratën e plotë, ata thanë se organizatat kundër torturës kishin ngritur akuza serioze për dhunë të tepruar, keqtrajtim dhe ndalime arbitrare gjatë protestave në Shqipëri. “Tortura nuk ka vend në Europë”, përfundoi reagimi.


Shtuar më 1.11.2026 18:29