Rogert Sterkaj feston 40-vjetorin, ja kush janë ish-banorët e BBVA që e kanë uruar publikisht

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, feston sot një ditë të veçantë, 40-vjetorin e lindjes.

Ka qenë vetë Rogerti ai që ka ndarë lajmin me ndjekësit e tij, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqet pranë tortës së ditëlindjes, të dekoruar me fruta të kuqe. Në tavolinë nuk mungon as një gotë verë, duke plotësuar atmosferën e festimit.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, duket se eksperienca në reality shoë ka lënë pas edhe miqësi që vazhdojnë të ruhen. Disa prej ish-banorëve kanë zgjedhur ta urojnë Rogertin për këtë ditë të veçantë. Mes tyre janë Alesio Aliaj dhe Livia Lozi, të cilët kanë treguar se raportet e krijuara brenda shtëpisë vijojnë edhe jashtë saj.


Shtuar më 1.11.2026 18:48