Fluksi i shtuar i automjeteve gjatë fundjavës, i shoqëruar edhe me reshjet e shiut, ka sjellë trafik të rënduar në aksin rrugor Balldren-Milot. Në këtë segment janë krijuar kolona kilometrike, ndërsa drejtuesit e mjeteve po përballen me pritje dhe vonesa të gjata në lëvizje.
Problematika e trafikut në këtë aks është e përsëritur, veçanërisht gjatë fundjavave dhe ditëve me fluks të lartë udhëtarësh, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Të lidhura
None found







