Ilnisa Agolli ka “trazuar” së fundmi rrjetet sociale, pasi ka njoftuar nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e saj televizive.
Moderatorja ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e Top Channel, ku për tre sezone drejtoi podcastin e saj.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në Instagram, Agolli ka zbuluar se rrugëtimi i saj profesional do të vijojë në News 24, ku do të prezantojë një emision të ri, të titulluar “Pa Merak”.
Lajmi për këtë lëvizje ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ndërsa ndjekësit kanë nisur të aludojnë mbi arsyet e largimit të saj nga Top Channel. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje mbi përmbajtjen apo formatin e emisionit të ri.
Megjithatë, titulli “Pa Merak” ka nxitur diskutime dhe interpretime të ndryshme nga ndjekësit, të cilët kanë ngritur dyshime nëse përmes tij moderatorja ka zgjedhur të ironizoi Top Channel-in për fillimin e saj të ri.
https://www.instagram.com/reel/DfIHueKor8z/?exln=YXo3N3ZhdnV6dGJ0








