AKI dhe kandidati i saj për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, kanë shpallur fitoren në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Pas përfundimit të numërimit të votave në shtab, mbështetësit nisën festimet. Jahiji, së bashku me zyrtarë të tjerë të AKI-së, marshoi nëpër rrugët e Bërvenicës.
Të lidhura
None found
Kamerat e Telegrafi Maqedoni filmuan edhe një çast të veçantë: babai i Jahijit e përqafoi të birin dhe e përgëzoi për fitoren.
Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen nga KSHZ-ja. Ato do të tregojnë edhe diferencën mes dy kandidatëve, Arkin Jahiji dhe Stojanço Radiçevski.





