Emisioni “Goca dhe Gra” u transmetua këtë mbrëmje në atmosferën e Halloween-it, ndaj edhe surprizat nuk munguan.
Teksa prezantueset po hapnin programin, në studio u shfaqën disa vogëlushe të veshura me kostume festive, mes tyre edhe vajza e Orinda Hutës.
Të lidhura
None found
Prania e së bijës e emocionoi shumë moderatoren, e cila nuk arriti t’i frenonte lotët e gëzimit.

“E mbajti surprizën… E nisi që në mëngjes: ‘Kam një surprizë për ty’, dhe babi që e thërriste ‘hajde poshtë’. Ishte e tepërt”, tha Orinda me humor.








