Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti. Ai ka ndarë kujtime nga karriera e tij si lojtar dhe ka folur për angazhimin e ri në futboll, tashmë si ndihmës trajner te Ballkani. Episodi është realizuar me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Gjatë bisedës, Haliti është ndalur edhe te periudha kur u largua nga futbolli kosovar për të vazhduar karrierën në Shqipëri.
Të lidhura
None found
Ish-mbrojtësi ka treguar se Bali Hash dhe Shpëtim Babaj, së bashku me personin që insistoi për transferimin e tij, luajtën rol të rëndësishëm si ndërmjetës mes tij dhe presidentit, duke bërë të mundur kalimin te Besa e Kavajës.
“Kur kalova atje, ka qenë insistues dhe Bali Hash e thashë edhe Shpëtim Babaj. Këta kanë qenë domethënë arsyeja dhe ura lidhëse mes presidentit dhe meje”, është shprehur ai.
Haliti ka theksuar se në atë periudhë diferencat mes dy kampionateve ishin të dukshme, veçanërisht në organizim, infrastrukturë dhe aspektin financiar.
“Këta tre kanë qenë ndoshta personat kryesorë që unë kam kalu te Besa e Kavajës. Në atë kohë ka pas shumë dallim. Ka pas dallim në organizim, në infrastrukturë. Dukeshin në një farë mënyre klubet më serioze, sepse te ne në atë kohë edhe kushtet janë kanë financiare, edhe kushtet financiare dhe kjo është një prej arsyeve, sepse ka pas dallim ndoshta të madh në paga në atë kohë”, ka thënë ndër të tjera Haliti.
Episodi i plotë me Ahmet Halitin mund të ndiqet në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.







