E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Monika Lubonja thumbon kritikuesit pas publikimit të videove intime: Unë nuk e flas gjuhën e tyre

Aktorja e njohur Monika Lubonja ka reaguar në Instagram ndaj personave që e kanë kritikuar pas publikimit të videove intime, disa javë më parë.

Në videon e publikuar, ajo shfaqet duke buzëqeshur, ndërsa përmes mbishkrimit përcjell mesazhin: “A e dëgjove se çfarë thanë për ty? Jo, unë nuk e flas gjuhën e tyre”.

Të lidhura

None found

Videoja shoqërohet me tinguj qensh që lehin, një zgjedhje që duket si një mesazh i tërthortë për kritikuesit e saj. Kujtojmë se, pas përhapjes së videove intime me kompozitorin Adrian Hila, Lubonja e ka paditur atë.


Shtuar më 31.10.2026 18:18