Aurela Gaçe frikësohet në studion e “Live me Luizin” dhe i hedh fantazmës shishen e ujit

Intervista e Aurela Gaçes në “Live me Luizin” u shoqërua me humor dhe rrëfime për jetën e karrierën e këngëtares.

Por në prag të festës së “Halloween”-it, për të ishte rezervuar edhe një surprizë. Teksa bisedonte në studio me Luiz Ejllin, pas saj u shfaq një “fantazmë”.

Të lidhura

None found

Gaçe u tremb kur u kthye dhe e pa. Në përpjekje për t’u mbrojtur, ajo i hodhi shishen e ujit që mbante në dorë, ndërsa pak më pas shpërtheu në të qeshura.


Shtuar më 30.10.2026 22:40