Protestat e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri janë bërë pjesë e raportimit të BBC-së.
Media britanike bën me dije se situata në Tiranë është tensionuar, pasi protestuesit kanë përdorur bomba molotov dhe gurë kundër policisë, ndërsa efektivët janë përgjigjur me autobotë uji.
Të lidhura
None found
“Protestat kanë shpërthyer sërish në Shqipëri, ku demonstruesit kanë hedhur bomba molotov dhe gurë drejt policisë, e cila është përgjigjur me autobotë uji”, shkruan BBC.
Sipas BBC-së, përplasjet e fundit janë pjesë e një serie protestash kundër qeverisë, të zhvilluara prej javësh dhe të udhëhequra nga studentët, të cilët kërkojnë largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama.
Raportimi i televizionit britanik vjen në kuadër të vëmendjes që mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar protestave në Shqipëri, ndërsa tubimet dhe përplasjet në rrugët e Tiranës vazhdojnë të ndiqen edhe jashtë vendit.








