Dy persona të lënduar gjatë protestave studentore ndodhen ende të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës.
Sipas burimeve zyrtare, njëri prej tyre po trajtohet në shërbimin e neurokirurgjisë, ndërsa tjetri në repartin e Ortopedisë. Të dy pacientët paraqiten në gjendje të stabilizuar, por kanë ende nevojë për kujdes të specializuar mjekësor.
Të lidhura
None found
Që nga nisja e protestës, më 13 tetor, janë raportuar 347 persona të lënduar. Mes tyre janë 199 efektivë të Policisë së Shtetit, 109 protestues, 30 kalimtarë të rastit dhe 9 përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve i huaj.
Pjesa më e madhe e të dëmtuarve është paraqitur në Spitalin e Traumës me dëmtime në kokë, fraktura në gjymtyrë apo lëndime në pjesë të tjera të trupit.
Shumica e tyre kanë marrë ndihmën mjekësore në urgjencë dhe më pas janë larguar drejt banesave. Ndërkohë, 32 persona janë shtruar në spital, disa prej tyre i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa dy vijojnë të qëndrojnë të shtruar.
Në total, gjatë protestave të zhvilluara nga 13 deri më 25 tetor janë lënduar 347 persona.
199 prej të lënduarve janë efektivë të Policisë së Shtetit.
109 janë protestues.
30 janë kalimtarë të rastit.
9 janë përfaqësues të medias, njëri prej tyre i huaj.





