Mickoski për zgjedhjet në Serbi: Marrëdhëniet e mira mes dy vendeve do të vijojnë

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se sot ka biseduar në telefon me Ilija Srdanoviqin, i cili kryesoi Listën Studentore, fituese të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi.

Gjatë bisedës, Mickoski e përgëzoi për fitoren dhe rezultatin elektoral, si dhe i uroi suksese për periudhën e ardhshme.

Të lidhura

None found

“Besoj se lidhjet e mira mes dy shteteve, respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimi do të vijojnë të përparojnë në të mirë të qytetarëve të të dy vendeve”, shkroi kryeministri.


Shtuar më 27.10.2026 08:14