Gjatë seancës së jashtëzakonshme për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, Artan Asllani nga Grupi Multietnik kërkoi që institucionet të mbajnë përgjegjësi dhe rasti të zbardhet në tërësi.
Ai vuri në dukje se vëmendja kryesore duhet të përqendrohet te parandalimi i tragjedive të tilla, si dhe te përgjegjësia e institucioneve përkatëse.
Të lidhura
None found
“Fokusi ynë duhet të jetë te pyetja nëse jemi të angazhuar për parandalim, apo nëse duam që seanca të tilla të zhvillojmë vazhdimisht”.
“Një jetë është humbur dhe një familje është goditur rëndë nga kjo tragjedi. Drejtësia duhet të japë përgjigjen e saj, ndërsa institucionet duhet të marrin përgjegjësi dhe të sqarojnë çdo rrethanë, çdo veprim dhe çdo mosveprim të mundshëm”, deklaroi ai.





