Pas tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Marshimi drejt Kryeministrisë ka nisur gjatë ditës së 14-të të protestave studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.

Studentët dhe qytetarët u mblodhën fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas vijuan lëvizjen drejt selisë së qeverisë.

Të lidhura

None found

Kërkesa kryesore e të rinjve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë bërë të ditur se do ta vazhdojnë protestën, pavarësisht masave të reja ligjore të paralajmëruara nga kreu i qeverisë.

Protestat kanë vijuar prej dy javësh dhe në disa prej tyre janë regjistruar tensione e përplasje me forcat e policisë.

Studentët deklarojnë se tubimet do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Protesta e sotme, pas qëndrimit para Ministrisë së Arsimit, është zhvendosur drejt Kryeministrisë.


Shtuar më 26.10.2026 17:29