Në një kohë kur prej dy javësh studentët i kërkojnë dorëheqjen, kryeministri Edi Rama, ka prezantuar para deputetëve të Partisë Socialiste paketën e bërë publike një ditë më parë, që ndëshkon protestuesit.
Gjatë diskutimeve në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama është ndalur edhe te buxheti, duke bërë me dije se projektbuxheti pritet të kalojë në mbledhjen e qeverisë brenda kësaj jave.
Të lidhura
None found
Paketa e prezantuar një ditë më parë dhe projektbuxheti, pritet të jenë në fokus të diskutimeve të mazhorancës.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se, gjatë mbledhjes, kryeministri u ka prezantuar deputetëve socialistë paketën e masave të bërë publike një ditë më parë.
Mbledhja e socialistëve zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa protestat e studentëve kundër qeverisë vijojnë prej 14 ditësh, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.







