Një alarm për bombë është dhënë për dy avionët e Turkish Airlines që ndodhen aktualisht në aeroportin e Stambollit duke u bërë gati për të fluturuar.
Mediat turke bëjnë me dije se bëhet fjalë për një avion që ka destinacion Shtutgartin dhe një tjetër që është nisur për në Mynih.
Pas alarmit, punonjësit e sigurisë i hoqën avionët nga vendi ku po bëheshin gati për nisjen duke i kaluar në një zonë tjetër të sigurt, ku po bëhen kërkime për bombë.
Për momentin nuk ka të dhëna mbi burimin e këtij kërcënimi.