U bë “zëri i PS-së, Robert Ndrenika reagon pas kritikave: Perëndia të më ndjejë!

Mëngjesin e sotëm aktori i njohur Robert Ndrenika u shfaq në spotin e Partisë Socialiste, duke thënë se jemi në gjysëm të rrugës.

Lidhur me përkrahjen e tij politike ndaj të majtëve, mesa duket ka marrë shumë kritika për të cilat dhe ka vendosur të reagojë publikisht.

Ndrenika shprehet i çuditur se djali i shokut Ali Manaj e shau nga Londra pasi paska bërë një spot për fushatë, ndërkohë sipas tij nëse do ta shanin nga Pheniani nuk do të thoshte as gjysmë fjale.

Postimi i plotë:

O Zot cfarë cudirash ndodhin në këtë botë!!! Djali i shokut Ali Manaj më shan se paskam bërë një spot për fushatën elektorale.

Nuk jam kundër por vetëm se…më shan nga Londra!!!

Në vitet 1967 dëgjova emisionin e fundit të Radio Londrës në gjyhën shqipe…U mërzitëm se menduam që Anglia nuk po na përfill si popull…dhe sot ky ga…ruci më shan nga Londra!

Nuk do kisha thënë as gjysëm fjale po të më shante nga Pheniani se këtu do të preheshin të qeta eshtrat e shokut Ali Manaj (sekretar i parë në Gjirokastër) Perëndia të më ndjejë!!!

Shtuar 25.03.2021 03:03