Mediat italiane raportojnë se Can Yaman dhe Diletta Leotta i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Aktori turk dhe prezantuesja italiane kaluan pushimet bashkë dhe kishin bërë plane për martesë. Teksa të gjithë po flisnin për dasmën e tyre dhe faktin që lidhjen e tyre e kishin bërë familjare, tani thuhet se dyshja nuk janë më bashkë.
Madje pak ditë më parë Diletta festoi ditëlindjen dhe Can nuk ishte i pranishëm.
Nuk dihet nëse kjo është thjesht një krizë në marrëdhënien e tyre apo vërtet dyshja i kanë dhënë fund.