Korça thuajse është gati për festën e birrës. Kanë mbetur vetëm gjëra të vogla teknike para se eventi të fillojë.
Festa pritet të fillojë nga çasti në çast. Pak nga pak po mbushet terminali i autobusave ku është vendosur edhe një prej skenave të Festës.
Në orën 20:00 në skenën e terminalit ngjiten këngëtari grek Lefteris Pantazis si dhe ata shqiptarë Devis Xherahu e Vikena Kamenica që do të ‘djegin’ atmosferën.
Qytetarët duken të entuziazmuar dhe mezi presin startin e festës.
Korçarë dhe turistë janë bashkuar tashmë për të kaluar 5 ditë festive në qytetin juglindor dhe për të shijuar mbrëmjet e bukura nën shijen e birrës dhe tingujt e muzikës./albeu.com/