Festa e kaq shumë pritur e Birrës në Korçë, do të hapet nga këngëtari i mirënjohur grek, Lefteris Pantazis.
Në datat 18 deri në 22 gusht, në këtë organizim kaq festiv, do të marrin pjesë grupe dhe këngëtarë që do të performojnë “live” në të dy skenat të cilat presin si çdo vit vizitorë jo vetëm shqiptar, por edhe nga vende të ndryshme të botës, është shfaqur interes i madh nga qytetarë brenda dhe jashtë vendit.
Këngëtarë të tjerë të njohur të cilët do të performojnë në natën e parë të festës janë edhe Vikena Kamenica, Devis Xherahu si dhe Alt’n Beats & Banda. Ky do jetë koncerti i parë që do të zhvillohet në Terminalin e ri të qytetit Jug-Lindor.
Festa në Korçë do të zgjasë 5 ditë e 5 netë, ku qytetarët do të kenë mundësi të argëtohen mjaftueshëm./albeu.com/