100 veta staf për klipin, Rozana Radi zbulon historinë që fshihet pas këngës me Stinen (VIDEO)

Rozana Radi po rikthehet fuqishëm me një projekt muzikor të madh që do bëjë me shumë gjasa zhurmë në media e do marrë zemrën e fansave të saj. Këngëtarja ka zbuluar se do sjellë projektin me titullin ‘Serenata’.

Kjo këngë do e rikthejë Rozanën në treg, ama jo si herët e tjera. Projekti nga vetë ajo është përshkruar si një sipërmarrje gjigande që do i dedikohet dashurisë së pamundur dhe stafi që ka punuar është me më shumë se 100 persona.

Traileri është publikuar sot dhe mund të thuhet me bindje që do jetë si një film i shkurtër muzikor, ku flitetpër ndjenjën e dashurisë, asaj të pamundurës, problematike, por gjithsesi të madhe.

“Sot do ju tregoj historinë tonë të dashurisë. Ne ishim bashkë…”, thotë ndër të tjera Rozana në videon e shkurtër.

Nga sa kuptuam protagoniste në klip do jetë vetë ajo dhe Stine, i cili është bashkëpuntor i ngushtë në këtë projekt. Këngëtarja nuk ka zbuluar shumë për tematikën e këngës, por me aq sa u kuptua bëhet fjalë për dashurinë e vështirë, mbase një baladë apo diçka më e hareshme, por sërish me tematikë dashurinë. Bazuar nga komentet në postin e fundit, fansat mezi po e presin, ndërkohë që data e lançimit është akoma mister.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ?????? ???? ? (@rozana_radi)


Shtuar 18.08.2021 15:07