VIDEO/ Protestuesit hyjnë në Bashkinë e Tiranës, pamje nga dëmtimet dhe zjarri në ambiente

Pas përplasjes me efektivët, protestuesit kanë hyrë në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ku situata ka shkaktuar dëmtime të shumta.

Videot e regjistruara brenda godinës tregojnë një derë të dëmtuar, xhama të thyer dhe gjurmë zjarri në ambiente, pas goditjeve me gurë.

Të lidhura

None found

Protesta u zhvendos drejt Bashkisë së Tiranës pas tensioneve të krijuara më herët pranë Ministrisë së Arsimit.

Policia ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa disa prej tyre u shoqëruan nga efektivët.