Dita nis me kthjellime, si do të jetë moti sot

Ndryshe nga ditët e tjera, sot pritet të jetë më freskët pasi ka një rënie të lehtë temperaturash.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që pasditja të jetë me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulta por vranësira të lehta do të shfaqen në zonat lindore ndërsa shira të papërfillshëm rrezikohen sërish në skajin verior.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por ulen në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 19°C mëngjesi deri në 37°C mesdita./albeu.com


Shtuar 18.08.2021 07:59