MPJ reagon ndaj rastit të Iva Mihajlovës, ambasadori bullgar thirret për sqarime

Ambasadori i Bullgarisë në vend, Zheljazko Radukov, u thirr sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme lidhur me zhvillimet rreth rastit të Iva Mihajlovës.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit, përfaqësuesit e ministrisë i bënë të ditur ambasadorit se pritja e saj në Sofje, veçanërisht raportimet për një pritje në nivel të lartë, shihet si provokim që dëmton përpjekjet për forcimin e besimit dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, një veprim i tillë përbën ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sistemin juridik të vendit. Gjithashtu, ai përcjell një mesazh të gabuar dhe serioz për respektimin e procedurave gjyqësore dhe të parimit të barazisë para ligjit.

Ministria bëri të ditur se për këtë çështje do të njoftohen edhe institucionet ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës./Telegrafi/


Shtuar më 13.10.2026 16:05