Më 15 nëntor 2026, në Maqedoninë e Veriut nis zbatimi i detyrimit që automjetet të pajisen për dimër. Mosrespektimi i rregullave mund t’u kushtojë shoferëve 45 euro gjobë ose 25 pikë negative, në bazë të dispozitave ligjore.
Të lidhura
None found
Automjetet me peshë deri në 3.500 kilogramë duhet të kenë goma dimërore në secilën rrotë, me profil të thellë së paku 4 mm. Lejohet edhe përdorimi i gomave verore, nëse profili është të paktën 4 mm dhe automjeti ka zinxhirë bore për rrotat tërheqëse.
Për automjetet me tërheqje 4×4 dhe ato që peshojnë mbi 3.500 kilogramë, thellësia minimale e profilit të gomave dimërore është 6 mm. Në rast se përdoren goma verore, kërkohen zinxhirë që përshtaten me kategorinë e automjetit.
Autobusët dhe kamionët që nuk mund të pajisen me zinxhirë duhet të kenë goma dimërore në rrotat tërheqëse, si dhe pajisje ndihmëse.






