Duhej të kishe ende jetë përpara”, i afërmi përcjell mesazh prekës për 29-vjeçarin nga Gjilani

Një familjar i 29-vjeçarit, i cili dyshohet se u vra nga babai i tij në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ka shprehur dhimbjen për humbjen përmes një postimi në Instagram.

Të lidhura

None found

Në një mesazh të publikuar në Instastory, ai i ka kushtuar të riut fjalë lamtumire.

“Sa e rëndë është të thuash lamtumirë kur duhej ende të jetoje. Prehu në paqe, shpirti yt u bëftë banor i Xhenetit. Allahu të mëshiroftë!”, ka shkruar familjari.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës në Pogragjë të Gjilanit. Autoritetet po vijojnë trajtimin e rrethanave të rastit, ndërsa babai, i dyshuar për vrasjen e të birit, vazhdon të jetë në arrati.


Shtuar më 12.10.2026 14:39