Prishtina dhe Dukagjini ndajnë pikët pa gola

Prishtina regjistroi barazimin e parë të këtij sezoni, pasi në shtëpi nuk shkoi përtej një rezultati pa gola ndaj Dukagjinit.

Të lidhura

None found

Skuadra prishtinase ishte më kërkuese dhe pati mundësi më të mira shënimi, por nuk arriti t’i konkretizonte. Ndeshja përfundoi 0-0.

Përballja u zhvillua në “Kampin Nacional” në Hajvali, ku “bardhëkaltërit” ndërtuan disa aksione të rrezikshme, por mbrojtja e ekipit nga Klina qëndroi e pathyeshme.

Edhe Dukagjini krijoi disa raste për gol, megjithatë lojtarët e tij nuk e gjetën goditjen vendimtare.

Pas këtij rezultati, Prishtina mbetet e dyta me 19 pikë, ndërsa Dukagjini renditet në vendin e tretë me 13 pikë.


Shtuar më 11.10.2026 19:58