Protesta e 121-të radhazi kundër ekzekutivit ka nisur me një marshim të qytetarëve në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Gjatë ecjes dëgjohen thirrje si “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” dhe “Rama jep dorëheqjen”, që janë bërë refren i këtyre demonstratave.
Të lidhura
None found
Pjesëmarrësit pritet të grumbullohen para selisë së qeverisë, ku parashikohet të mbahen edhe fjalime nga organizatorët dhe përfaqësues të opozitës.
Ata e akuzojnë kabinetin qeverisës për përfshirje në krim dhe korrupsion, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë qeverisë së tij.







