Olti Hyseni shkëlqen sërish, realizon supergol për Brondbyn

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Olti Hyseni, vijon të spikasë në Superligën e Danimarkës.

Anësori ishte përsëri protagonist në fitoren e thellë të Brondbyt, duke gjetur rrjetën gjatë takimit.

Të lidhura

None found

Hyseni shënoi golin e dytë të skuadrës me një goditje të jashtëzakonshme, ndaj së cilës portieri nuk pati asnjë mundësi reagimi.

Më poshtë mund të ndiqni realizimin e tij:

Paraqitjet e fundit e kanë kthyer Hysenin në një prej futbollistëve që Kosova duhet ta sigurojë sa më shpejt, pasi ai ka tërhequr vëmendjen edhe të ekipit A të Danimarkës, ku aktualisht përfaqëson grupmoshën U19.


Shtuar më 11.10.2026 17:57