Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se administrata e Presidentit Donald Trump do të vërë në zbatim marrëveshjen për naftën ruse duke përdorur autoritetin ligjor që ka në dispozicion.
Të lidhura
None found
Në një intervistë për Fox News, Bessent kundërshtoi pretendimet se nisma të caktuara legjislative në Kongres mund ta pengojnë zbatimin e marrëveshjes.
“Do ta zbatojmë me të gjithë autoritetin ligjor që kemi. Anëtarët e Kongresit që thonë se një projektligj i mëparshëm ose projektligji i Lindsey Graham na ndalon ta bëjmë këtë, e kanë gabim”, tha ai në emisionin “Fox & Friends”.
Bessent argumentoi se marrëveshja do të ishte në të mirë të qytetarëve amerikanë, pasi mund të kontribuojë në uljen e çmimeve të naftës.
“Ulja e çmimeve të naftës është gjë e mirë për amerikanët”, u shpreh sekretari i Thesarit.
Presidenti Donald Trump e kishte bërë të ditur marrëveshjen të premten.





