Mbeturinat e Kumanovës do të transportohen përkohësisht në deponinë Drislla

Mbetjet e grumbulluara në Kumanovë do të dërgohen përkohësisht në deponinë Drislla, në Shkup.

Të lidhura

None found

Lajmi u konfirmua nga kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, si dhe nga ndërmarrja publike “Pastërtia dhe gjelbërimi”.

Dimitrievski shprehu mirënjohje për kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Shkupit Orce Gjorgjievski dhe ekipin drejtues të deponisë Drislla, për ndihmën e dhënë në zgjidhjen e vështirësive që lidhen me transportin e mbeturinave.

Sipas tij, puna për sanimin e deponisë Krasta dhe zgjidhjen e situatës po vijon me intensitet. Ai falënderoi gjithashtu ekipin menaxhues të NP “Pastërtia dhe gjelbërimi” – Kumanovë, ndërsa u kërkoi ndjesë bashkëqytetarëve për problemet serioze të krijuara nga bllokimi i deponisë lokale, duke theksuar se situata do të tejkalohet sa më shpejt të jetë e mundur./Telegrafi/


Shtuar më 11.10.2026 10:47