Roth i përgjigjet Daçiqit për Prizrenin: Kjo rrugë të çon drejt luftës, jo BE-së

Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar pas deklaratës së Ivica Daçiqit se flamuri i Serbisë do të valojë një ditë mbi Prizren.

Të lidhura

None found

Roth e kritikoi ashpër këtë qëndrim në një postim, duke e cilësuar si pretendim territorial kundër një shteti fqinj.

“Serbia e gjorë! Ivica Daçiq dëshiron që flamuri serb të valojë mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një fqinji më lënë pa fjalë”, shkroi Roth.

Ai iu drejtua gjithashtu votuesve serbë, duke u kërkuar të mendojnë me kujdes se për çfarë do të votojnë në zgjedhjet e 25 tetorit.

“Kjo rrugë çon drejt luftës, jo drejt Bashkimit Evropian. Serbia nuk do të marrë më para nga BE-ja!”, përfundoi Roth.


Shtuar më 11.10.2026 10:47