Armir Boriçi u dallua si lojtari më i mirë i Elbasanit në përballjen e javës së 6-të të Superiores, ku skuadra verdheblu barazoi 1-1 me Vorën në “Elbasan Arena”. Pas përfundimit të ndeshjes, futbollisti foli për mediat rreth paraqitjes së tij dhe ndikimit të rregullit të ri.
Të lidhura
None found
“U ndjeva shumë mirë gjatë 90 minutave të para. Shokët e skuadrës dhe stafi më kanë qëndruar pranë dhe më kanë mbështetur maksimalisht”, u shpreh Boriçi.
I pyetur për ndikimin që ka pasur rregulli i ri në lojën e tij, ai tha: “Më ka ndihmuar shumë dhe shpresoj të vazhdoj në të njëjtën mënyrë”.
Boriçi foli edhe për përgjegjësinë që merr përsipër në fushë dhe lidhjen e tij me fanellën e Elbasanit. “Besoj se ndikojnë të dyja: karakteristikat e mia dhe fakti që e ndiej fanellën. Gjithashtu, mundohem edhe ta nxjerr topin nga poshtë”, deklaroi ai.
Për rastin e parë të krijuar pranë portës kundërshtare, futbollisti sqaroi se synimi i tij ishte goditja: “Tentova të gjuaja drejt portës, por topi kërceu pak”.





