Shpërthen një automjet në Gjirokastër, dy persona dërgohen në spital

Dy persona kanë pësuar dëmtime pas shpërthimit të një automjeti tip “Benz” në bulevardin “18 Shtatori” të Gjirokastrës, gjatë mbrëmjes së sotme.

Policia bën me dije paraprakisht se ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, kur automjeti, në pronësi të shtetasit B. D., ishte duke qarkulluar.

Të lidhura

None found

Pas incidentit, B. D. dhe R. M. u transportuan në spital, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Hetuesit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin e shkakut të shpërthimit. Deri në këtë fazë, shkaku i incidentit nuk është konfirmuar zyrtarisht.