Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini, i cili i përcolli urimet për zgjedhjen e presidentes.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës u trajtua përmbyllja e procesit të krijimit dhe funksionalizimit të institucioneve, si dhe rikthimi i vëmendjes së plotë te programi qeverisës dhe planet zhvillimore.
Palët diskutuan edhe për zhvillimet aktuale, përfshirë aktgjykimin e 16 shtatorit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Një pjesë e takimit iu kushtua gjithashtu integrimit evropian, rolit të Italisë dhe domosdoshmërisë së mbështetjes së saj për avancimin e Kosovës drejt statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kurti falënderoi Italinë për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e Republikës së Kosovës, si dhe në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend e në rajon.

Kryeministri shprehu ndërkohë vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit në të gjithë sektorët me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe sportin.





