Gazetarja Klodiana Lala bëri të ditura të dhëna të reja për hetimet lidhur me çështjen e Vlora Hysenit. Sipas saj, telefoni i Ergys Agasit ishte pastruar, por ekspertët mund të rikthejnë informacionin e fshirë me programe të posaçme.
Lala tha gjatë një diskutimi televiziv se hetimi vijon të jetë në zhvillim dhe mund të zgjasë deri në një vit. Ajo nënvizoi se zbardhja e plotë e komunikimeve dhe kontakteve kërkon kohë.
Të lidhura
None found
Klodiana Lala: Telefoni është pastruar, por ekziston një program që mundëson rikuperimin e të dhënave, nëse punohet nga ekspertë shumë të mirë. Hetimi është ende shumë dinamik dhe ai për Vlora Hysenin mund të vazhdojë deri në një vit.
Sebastian Zonja: Personazhi që përgjoi të gjithë Shqipërinë i dërgon mesazhe dashurie një personi që është në kërkim dhe që e kërkon e gjithë Shqipëria. Për mua kjo nuk ka kuptim.
Klodiana Lala: Zonja ishte e bindur se nuk do ta kishte SPAK-un pas vetes, të paktën për shkak të bashkëpunimit institucional.
Flogert Muça: Mund të ketë edhe instrumente të tjera në dorë dhe të ketë menduar se, edhe nëse niste hetimi, mund të bënte që çështja të pushohej.
Klodiana Lala: Ka komunikime që nuk i kam bërë publike, pasi nuk kam mundur t’i konfirmoj. Takimet me Ramën dhe sauditët janë pjesë e dosjes.






