Shai Gilgeous-Alexander bëhet aksionar i Atlético Madridit

Shai Gilgeous-Alexander, një prej yjeve të NBA-së, tashmë është pjesë e grupit të aksionarëve të Atlético Madridit. Lajmi u konfirmua nga klubi spanjoll dhe vetë basketbollisti përmes një deklarate të përbashkët.

Organizatori kanadez është shpallur MVP i NBA-së në dy sezonet e fundit radhazi. Ai numëron gjithashtu katër paraqitje në “NBA All-Star” dhe sezonin e kaluar triumfoi në kampionat me Oklahoma City Thunder.

Të lidhura

None found

I lindur dhe i rritur në Toronto, 28-vjeçari luajti fillimisht për Universitetin e Kentucky-t, përpara se të zgjidhej nga Los Angeles Clippers në draftin e NBA-së. Një vit më pas, në 2019, ai kaloi te Oklahoma City.

Gilgeous-Alexander vendosi një rekord të ri në mars të vitit 2026, kur realizoi të paktën 20 pikë në 127 ndeshje radhazi. Në këtë mënyrë, ai la pas Wilt Chamberlain, i cili kishte regjistruar 126 ndeshje radhazi me të paktën 20 pikë.

“Jam shumë i lumtur që zyrtarisht i jam bashkuar grupit të aksionarëve të Atlético Madrid”, shkroi kanadezi.

Ai shtoi: “Ky është një klub me një histori të gjatë në majat e futbollit evropian dhe jam mirënjohës për mundësinë që të jem pjesë e së ardhmes së tij”.

Ndërkohë, Atlético Madrid po synon rikthimin e La Ligës. “Los Colchoneros” do të përballen të shtunën në transfertë me Deportivo Alaves.

Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone e ka filluar mirë sezonin, duke marrë 16 pikë pas shtatë ndeshjesh.


Shtuar më 9.10.2026 20:03