Protesta vijon prej 132 ditësh, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protestues të shumtë, mes tyre qytetarë dhe aktivistë, u mblodhën edhe këtë të premte për të vijuar protestën, e cila shënoi ditën e 132-të.

Grumbullimi nisi në sheshin “Skënderbej”, ku pjesëmarrësit hodhën një sërë thirrjesh, përfshirë “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.

Të lidhura

None found

Më pas, turma marshoi në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u ndal para godinës së Kryeministrisë. Atje protestuesit vijuan të shprehnin kundërshtimin ndaj qeverisë përmes thirrjeve dhe fjalimeve.

Kërkesa e tyre kryesore mbetet largimi nga detyra i Kryeministrit Edi Rama dhe dorëheqja e qeverisë aktuale. Në përfundim të fjalimeve, protestuesit pritet të vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës.


Shtuar më 9.10.2026 20:02