Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi në emisionin “N’Dritë” të Alsat se nuk pret përparim në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë. Sipas tij, thelbi i problemit lidhet me identitetin maqedonas, të cilin pala bullgare e kundërshton.
Të lidhura
None found
Mickoski tha se nuk mund të pajtohet me pretendimin se identiteti maqedonas është krijuar nga Jugosllavia. Ai theksoi se identiteti përfshin emrin e shtetit, gjuhën maqedonase, trashëgiminë kulturore, historinë dhe kujtesën e paraardhësve që, sipas tij, kanë paguar me gjak për atë që maqedonasit gëzojnë sot.
Kryeministri maqedonas shtoi se këto elemente mohohen nga dikush që pretendon se gjuha maqedonase nuk ekziston ose se ajo është degë e një gjuhe tjetër. Ai kundërshtoi gjithashtu tezën se gjuha maqedonase është rezultat i një vendimi të Kominternit Komunist dhe se periudha para saj i përket një identiteti tjetër. “Jam maqedonas krenar dhe krenar për identitetin tim dhe paraardhësit e mi”, u shpreh Mickoski.






