Kicker: Albian Hajdari në dyshim për ndeshjen ndaj Hamburgut, Fisnik Asllani rigjen besimin pas golit kundër Austrisë

Albian Hajdari mund të mos jetë i gatshëm për përballjen e Hoffenheimit me Hamburgun, ndërsa Fisnik Asllani ka marrë një shtysë të rëndësishme pas golit të shënuar ndaj Austrisë, raporton mediumi gjerman “Kicker”.

Të lidhura

None found

Hoffenheimi po përballet me presion në këtë edicion, veçanërisht pas humbjes në Evropë kundër skuadrës OFI Crete.

Sipas “Kicker”, gjendja e Hajdarit nuk është përmirësuar plotësisht. Mbrojtësi ka probleme me gjurin dhe u largua nga grumbullimi i Kosovës pas fitores 1-0 ndaj Irlandës, ndeshje në të cilën luajti për 90 minuta.

Për këtë arsye, aktivizimi i tij ndaj Hamburgut mbetet ende i pasigurt dhe ai mund të mungojë për Hoffenheimin.

Ndërkohë, lajmi pozitiv lidhet me Fisnik Asllanin. Sulmuesi, i cili nuk ka nisur ende asnjë ndeshje si titullar me klubin këtë sezon, shfrytëzoi pushimin ndërkombëtar për të rikthyer formën. Goli i tij në barazimin 1-1 ndaj Austrisë i ka rritur vetëbesimin për javët e ardhshme te Hoffenheimi, shkruan më tej Kicker.

Ndeshja Hoffenheim-Hamburg do të luhet këtë të shtunë, në orën 15:00.