Edison Lika arrestohet pasi godet një automjet që del nga Kryeministria gjatë protestës

Aktivisti Edison Lika u arrestua nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë.

Pas marshimit, protestuesit u kthyen te godina, pasi dyshonin se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj.

Të lidhura

None found

Gjatë protestës, një automjet doli nga Kryeministria. Lika e goditi makinën, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të efektivëve, të cilët e ndoqën dhe më pas e arrestuan.


Shtuar më 7.10.2026 23:29