Përplaset nga automjeti në Korçë, 18-vjeçari në gjendje të rëndë

Një 18-vjeçar është plagosur rëndë mbrëmjen e sotme pasi u përplas nga një automjet pranë fshatit Bulgarec, në Korçë.

Pas aksidentit, i riu u dërgua në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Të lidhura

None found

Burime paraprake bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe ai vijon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar rrethanat e aksidentit. Në të njëjtin vend ndodhet edhe drejtuesi i automjetit.


Shtuar më 7.10.2026 20:15