VIDEO/ Stadiumi “Loro Boriçi” pëson ndryshime para duelit Vllaznia-Dinamo

Pak ditë para përballjes Vllaznia-Dinamo, e programuar për javën e 6-të të Abissnet Superiore, stadiumi “Loro Boriçi” po i nënshtrohet disa ndërhyrjeve të reja nga Bashkia e Shkodrës.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet, ku shihet vendosja e 700 ndenjëseve në tribunën VIP. Ndërhyrje do të ketë edhe në pankinat e lojtarëve, të cilat do të zëvendësohen me të reja.

Të lidhura

None found

Punimet synojnë që impianti shkodran të jetë i përgatitur jo vetëm për ndeshjen e ardhshme, por edhe për Kampionatin Europian U21, ku “Loro Boriçi” do të presë disa takime.