Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar këtë të mërkurë në fshatin Armen, pjesë e Bashkisë Selenicë, duke përfshirë sipërfaqe të gjera toke.
Flakët kanë dëmtuar bimësinë, ullinjtë dhe pemë të tjera frutore, ndërsa përhapen me ritme të shpejta në zonë.
Të lidhura
None found
Erërat e forta po favorizojnë zgjerimin e zjarrit dhe po e bëjnë më të vështirë izolimin e tij. Situata vijon të jetë kritike, ndërsa ekipet po punojnë për të neutralizuar flakët.






