Pa skuadër dhe prej një periudhe të gjatë larg ndeshjeve me klube, mbrojtësi i djathtë Elseid Hysaj po shfaq paraqitje të nivelit të lartë me Kombëtaren.
Të lidhura
None found
Shkodrani ka treguar formë të jashtëzakonshme në ndeshjet e fundit, duke kaluar një nga periudhat më të mira të karrierës. Nisur nga përkushtimi dhe rendimenti i tij, mbetet e vështirë të kuptohet pse ende nuk ka siguruar një ekip të ri.
Në përballjen me San Marinon, Hysaj regjistroi vlerësimin e dytë më të lartë mes kuqezinjve, pas Kristjan Asllanit. Ndërsa në tri ndeshjet e Ligës së Kombeve të luajtura gjatë këtyre ditëve, nota e tij mesatare është 7.7, shifra më e lartë e karrierës, si në nivel klubesh, ashtu edhe me Kombëtaren.
Paraqitjet në rritje të 32-vjeçarit kanë qenë një ndihmë e rëndësishme për Shqipërinë dhe trajnerin Rolando Maran, i cili po nxjerr më të mirën nga mbrojtësi i krahut.






