Protesta në Prishtinë vijon gjatë mbrëmjes, Policia apelon për qetësi

Tubimi pranë institucioneve shtetërore në Prishtinë ka vijuar edhe gjatë mbrëmjes. Policia e Kosovës u ka kërkuar protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të zhvillojnë protestën në mënyrë demokratike. Sipas autoriteteve, gjatë tubimit janë hedhur mjete piroteknike dhe janë ndezur fishekzjarre, ndërsa një person ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Të lidhura

None found

Në nisje, protesta është zhvilluar pa incidente, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë mbajtur fjalime, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Rreth orës 15:00, protestuesit ngritën tenda në sheshin “Ibrahim Rugova”, pranë Kuvendit të Kosovës. Më vonë, gjatë orëve të mbrëmjes, turma u zhvendos në sheshin “Skënderbeu”, ku vijoi tubimin.

Policia njoftoi se disa persona kanë hedhur mjete piroteknike dhe kanë ndezur fishekzjarre gjatë protestës.

Një qytetari që ndodhej mes protestuesve iu rëndua gjendja shëndetësore. Zyrtarët policorë e nxorën atë nga turma dhe, me ndihmën e qytetarëve, e dërguan brenda kordonit të sigurisë. Aty, ekipi mjekësor i dha ndihmën e parë.

Autoritetet policore deklaruan se kanë respektuar të drejtën për tubim dhe shprehje të lirë. Njëkohësisht, sipas tyre, janë ndërmarrë masat e nevojshme për ruajtjen e rendit e sigurisë publike dhe për mbrojtjen e qytetarëve, si dhe të objekteve publike e private.

Policia u ka bërë thirrje protestuesve që ta vijojnë tubimin në mënyrë paqësore dhe demokratike, duke respektuar ligjet dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë.

“Forma e protestimit të qetë ndihmon dhe kontribuon në mbarëvajtjen e protestës, rendit dhe qetësisë publike, duke mos rrezikuar jetën dhe pronën publike e private”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


Shtuar më 6.10.2026 23:44

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişcasinoroyalholiganbetholiganbet girişholiganbet girişholiganbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişMadridbetKralbetmeritkingdinamobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelermarsbahisGrandpashabetcasinofastjojobet giriş