Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar shkurtimisht për zhvillimet e fundit politike që lidhen me zgjedhjen e presidentit dhe miratimin, në lexim të dytë, të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Specialen.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në Facebook, ajo e cilësoi situatën si “një natë të vështirë për shtetin e Kosovës”, duke shprehur gjithashtu një lutje për vendin dhe të ardhmen e fëmijëve.
LDK-ja nuk e kishte mbështetur me votë Projektligjin për ndryshimet në Hagë në leximin e parë.
“Një natë e vështirë për shtetin e Kosovës! Zot, bekoje Kosovën e të ardhmen e fëmijëve tanë!”, shkroi Lushaku-Sadriu.
